Ambasadori i Panamasë dorëzoi letrat kredenciale
Prishtinë, 26 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Panamasë në Mbretërinë e Holandës, jorezident për Kosovë, Jose Manuel Teran, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin e Panamasë për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij. Presidentja theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori i Panamasë shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.