Ambasadori i Kuvajtit dorëzoi letrat kredenciale të Presidentja Jahajga
Prishtinë, 17 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, ambasador jorezident në Republikën e Kosovës, z. Najeeb Al-Bader, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kuvajtit dhe theksoi se thellimi i bashkëpunimit është në interes të të dyja vendeve.
Ajo tha se ky bashkëpunim është me rëndësi të shtrihet në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të investimeve.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe promovuese e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Ambasadori i Kuvajtit, jorezident në Republikën e Kosovës, Najeeb Al-Bader e siguroi Presidenten Jahjaga se Kosova gëzon mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij në të gjitha fushat me interes dypalësh.