Ambasadori i Kosovës në Tiranë Gazmend Pula dha dorëheqje
Prishtinë, 23 gusht - Sot, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, z. Gazmend Pula, i ka dorëzuar Presidentit të Republikës dorëheqjen e tij nga pozita e Ambasadorit.
Në aktin e dorëheqjes, z. Pula njofton Presidentin se dorëheqja bëhet për shkaqe shëndetësore.
Presidenti Sejdiu ka pranuar dhe miratuar dorëheqjen e z. Gazmend Pula dhe e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për këtë dorëheqje.
Njëherit, ai ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.