Ambasadori i Kosovës në Çeki, Hilmi Zogiani ka dhënë dorëheqje

Prishtinë, 12 prill - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Çeki, Hilmi Zogiani ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i tij. 
Nëpërmjet një letre drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ai njofton dorëheqjen e tij. 
Është e vërtetë që Ministria e ka pranuar letrën e Zogianit, përmes së cilës ai ofron dorëheqjen nga posti i shefit të misionit diplomatik në Ambasadën e Çekisë, u shpreh këshilltari politik i ministrit Enver Hoxhaj.  















