Ambasadori i Ganës i dorëzoi letrat kredenciale Presidentes Jahjaga
Prishtinë, 9 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Ganës në Republikën e Turqisë, jorezident për Kosovën, Ibrahim Abass, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Abass për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në punë.
Ajo theksoi rëndësinë e njohjes së Republikës së Kosovës nga Republika e Ganës dhe njëherësh shprehu besimin se procesi i njohjes së Kosovës nga vendet afrikane do të vazhdojë.
Ambasadori i Ganës në Republikën e Turqisë, jorezident për Kosovën, z. Ibrahim Abass, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Republikës Kosovës.