23 Janar 2025

Ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connell dorëzoi kredencialet

Prishtinë, 14 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pranoi sot në një ceremoni të veçantë kredencialet nga Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, zotëri Ruairi O’Connell.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin O’Connell për detyrën e re dhe e ofroi mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë misionit të tij në Kosovë, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për popullin e Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit. 

Në takimin pas ceremonisë, Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes britanike posaçërisht në procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe inkurajimin e investimeve, si dhe në luftimin e dukurive negative, që janë prioritete të të dyja vendeve.

Ambasadori O’Connell theksoi se përkrahja e shtetit të tij për vendin tonë dhe perspektivën e saj evropiane mbetet e palëkundur dhe se Britania është e interesuar të zhvillojë një relacion të fuqishëm dhe jetëgjatë me Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)