Ambasadori i BE-së, Tomash Szunyog viziton veriun e Kosovës
Mitrovicë, 29 shtator - Ambasadori Tomash Szunyog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do ta zhvillojë një vizitë në veri të Kosovës.
Gjatë vizitës, Ambasadori Szunyog do të takohet me udhëheqësit politikë lokalë, shoqërinë civile dhe studentë nga komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Ai do t’i vizitojë edhe projektet e financuara nga BE-ja dhe Fondi për Zhvillim.