17 Janar 2025

Ambasadori i Afganistanit dorëzoi letrat kredenciale të Jahjaga

Prishtinë, 17 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonjaAtifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Afganistanit në Sofje,jorezident në Kosovë, Siaullah Mahmud,  i cili i dorëzoi letratkredenciale.Prishtinë, 17 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonjaAtifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Afganistanit në Sofje,jorezident në Kosovë, Siaullah Mahmud,  i cili i dorëzoi letratkredenciale.
 
Presidentja Jahjaga i shprehu falënderimin ambasadorit afgan për njohjen e së Republikës së Kosovës, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së saj.

Presidentja Jahjaga  theksoi se Kosova është sukses i përbashkët i institucioneve,  popullit të  Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë.

Në këtë kuadër theksoi rëndësinë e  ndihmës nga Republika Islamike e Afganistanit për konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare .

Ambasadori i Afganistanit në Sofje, z. Siaullah Mahmud shprehu gatishmërinë e vendit të tij për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)