23 Janar 2025

Ambasadori hungarezë Laszlo Markusz i dorëzoi letrat kredenciale

Prishtinë, 14 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi ambasadorin Markusz për detyrën e re dhe vlerësoi lart  mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.

Ajo tha se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të zgjerohen në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.

Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Hungarisë, z. Laszlo Markusz, shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe proceset e saj të integrimeve euroatlantike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)