Ambasadori gjerman, Ernst Reichel dorëzoi letrat kredenciale
Prishtinë, 25 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në një takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në vendin tonë, z.Ernst Reichel.
Me këtë rast, ambasadori Reichel, i cili sapo ka marrë detyrën e udhëheqësit të përfaqësisë diplomatike të Gjermanisë në Kosovë, dorëzoi letrat kredenciale, në një ceremoni të veçantë, organizuar në kabinetin e Presidentes së vendit.