30 Dhjetor 2024

Ambasadori gjerman dënon dhunën ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në veri

Prishtinë, 29 maj - Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka dënuar dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve në veri të vendit, duke thënë se situata duhet të shtensionohet menjëherë.

“Çdo veprim i dhunshëm ndaj KFOR-it dhe gazetarëve është absolutisht i papranueshëm dhe duhet të ndalet tani - nevoja për të depërshkallëzuar situatën është e menjëhershm”, shkroi Rohde në Twitter.

Edhe pse ende zyrtarisht nuk dihet numri i saktë, ekipi i Radios Evropa e Lirë në teren ka ka parë ushtarë të lënduar të KFOR-it.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) tha se një makinë e një ekipi medial është djegur në Zubin Potok, teksa në veri të Kosovës janë regjistruar edhe disa tentim-sulme dhe vandalizime të makinave të ekipeve të gazetarëve.

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit serbë, të tubuar para ndërtesës së komunës së Zveçanit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)