Ambasadori Ernst Reichel përfundon mandatin e tij në Kosovë
Prishtinë, 3 shtator - Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Dr. Ernst Reichel do të largohet nga Republika e Kosovës nga mesi i muajit shtator, për tu kthyer në Berlin dhe për të marrë përsipër atje një detyrë të re.
Edhe në postin e tij të ri, ai nga ana profesionale do të mbetet i lidhur me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.
Ambasadori Reichel po e lë Kosovën si një mik me shumë kujtime pozitive dhe me shumë simpati dhe respekt për vendin dhe qytetarët e tij.