Ambasadori Dinosha i shprehu kryeministrit Kurti urimet e shtetit të tij
Prishtinë, 19 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha.
Fqinjësia e mirë është prioritet i Qeverisë së re dhe se takimi me ambasadorin, z. Dinosha është fillimi i këtij rrugëtimi.
Si dy shtete duhet të bëjmë shkëmbimin e përvojave me qëllimin e krijimit të raporteve të sinqerta fqinjësore.
Ambasadori Dinosha i shprehu kryeministrit Kurti urimet e shtetit të tij, duke e përcjellur edhe urimin e Kryeministrit të vendit, zDuško Marković dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.
Kryeministri Kurti ka thënë se rruga në integrim evropian është rrugë e përbashkët.
"Sfidat me të cilat ballafaqohen të dy shtetet tona në shumicën e rasteve janë të ngjashme e jo rrallëherë janë edhe të njëjta, prandaj kemi shumë mësime që mund të nxjerrim prej njëra-tjetrës", ka theksuar Kurti.