Ambasadori Dell merr Urdhrin Ibrahim Rugova
Prishtinë, 24 korrik - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dekuar ambasadorin Dell me Urdhrin "Ibrahim Rugova".
Presidentja Jahjaga ka vlerësuar lartë kontributin e ambasadoritamerikan, për proceset demokratike nëpër të cilat ka kaluar Kosovë, dherolin e rëndësishëm në shtetndërtimin e vendit tonë.
Nga ana tjetër, ambasadori amerikan, Kristofer Dell ka thënë se është një privilegj i madh të jesh diplomat amerikan ne Kosovë.
Jahjaga, ka falënderuar ambasadorin Dell për kontributin e dhënë në Kosovë.
Ajo ka theksuar se medalja e sotme për ambasadorin amerikan është vetëmnjë simbolikë e paqes, demokracisë dhe humanisiti Dr. Ibrahim Rugova,dhe kjo medalje i epet mikut të Kosovës ambasadorin Dell, për përkrahjeqë ai i ka dhënë Kosovës, popullit dhe institucioneve të saj.
Kurse, ambasadori Dell, pasi që ka falënderuar presidenten për dekoratëne dhënë, ka thënë se ka pasur privilegjin që të punoj me institucionetdhe liderët e Kosovës e posaçërisht me ish presidentin, tashmë tëndjerë, dr. Ibrahim Rugova.
Gjithashtu, edhe Dr. Rugova është këtu me ne gjatë këtij çmimi. E kamnjohur mirë që nga ardhja ime e parë këtu, për vlerat dhe rolin e tij qëka luajtur në përpjekjet për liri dhe pavarësi. Janë inspirim për tëgjithë, ne qe kemi privilegjin të punojmë me institucionet e Kosovëslidershipin e Kosovës dhe mbi te gjitha të njihemi me popullin eKosovës, ka theksuar Dell.
Sipas tij, është një nder tejet i madh të më ipet një çmim që bart emrin e Rugovës.
Është diçka që do ta kujtoj çdoherë siç e kam thënë mbrëmë që ështëshumë privilegj i madh që të jesh diplomat amerikan dhe të punosh nëKosovë, ka thënë Dell.
Për ambasadorin i cili e përfundon misionin në Kosovë dhe gjatë ditëvetë ardhshme kthehet në atdhe, kryeministri Hashim Thaçi ka shtruarmbrëmë një darkë lamtumirës.