22 Janar 2025

Ambasadori Delawie zotohet për mbështetjen e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 14 tetor - Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, priti në takim ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Pasi i dëshiroi suksese në postin e ri, kryetarja Rama-Hajrizi e njoftoi ambasadorin Delawie me funksionin dhe me rolin që ka Gjykata Kushtetuese në vend, si dhe me procesin e vendimmarrjes dhe të shqyrtimit të lëndëve në përputhje me standardet evropiane të drejtësisë.

Gjatë takimit, kryetarja Rama-Hajrizi diskutoi edhe për sfidat me të cilat vazhdon të ballafaqohet Gjykata Kushtetuese në punën e saj, me ç’rast vuri theksin në rëndësinë e përtëritjes së përbërjes aktuale të gjyqtarëve me zgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj, gjë që do të reflektonte pozitivisht në vazhdimësinë e punës dhe në konsolidimin e mëtejshëm të pavarësisë së këtij institucioni.

Ajo shprehu falënderimin e veçantë për SHBA-në dhe për donatorët e tjerë të shteteve mike, që ofruan ndihmën e tyre për themelimin dhe për avancimin profesional të Gjykatës Kushtetuese, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe në sundimin e të drejtës në vend.

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, u zotua për mbështetjen e mëtutjeshme të Gjykatës Kushtetuese në punën e saj dhe vuri theksin në rëndësinë e ruajtjes së vendimmarrjes së pavarur të këtij institucioni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)