Ambasadori Delawie takon drejtuesit e Alternativës
Prishtinë, 4 gusht - Sot në zyret e Alternativës për takim ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Ai u takua me kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe nënkryetarin Ilir Deda.
"Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve si dhe për nevojën e një koncensusi të përgjithshëm politik për tema të rëndësishme për Kosovën, pavarësisht se kush është mandatari i qeverisë", thuhet në një kumtesë të Alternativës.
Udhëheqësit e Alternativës kanë shprehur qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe njoftuan ambasadorin Delawie me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës.