20 Janar 2025

Ambasadori Delawie përfaqëson politikat e SHBA-ve në Kosovë

Prishtinë, 21 shkurt - Ambasadori Greg Delawie nuk është vetëm një individ, por ai përfaqëson interesat dhe politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Këto mesazhe kanë ardhur nga Washingtoni pasi që në Kosovë ka të pakënaqur me kritikat e ambasadorëve perëndimorë lidhur me mjetet që po përdorin deputetët e opozitës për të penguar mbarëvajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës.

“Deklaratat e z. Delawie janë qëndrime të diplomacisë amerikane nga Washingtoni, janë të Departamentit të Shtetit dhe të Shtëpisë së Bardhë. Janë qëndrimet që i ka thënë në fund të nëntorit në Prishtinë edhe vetë kryediplomati amerikan, Sekretari i Shtetit, John Kerry”, thuhej në reagimin e DASH-it.

Ndërkohë, shoqëria civile në Kosovë ka nisur të nënshkruajë një peticion për largimin e ambasadorit Amerikan në Kosovë, Greg Delawie. Peticionin e ka iniciuar Roland Bartezko, i cili ishte dënuar me 23 vjet burgim për shkak të një sulmi terrorist në Prishtinë, në vitin 2001.

Ndaj këtij peticioni ka pasur reagime të ndryshme. Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se peticioni për largimit e Delawies është bërë nga vetë njerëzit e “Vetëvendosjes”.

“Edhe unë do të gjeja njëmijë arsye të them se disa deklarata të njerëzve të LVV-së janë krejtësisht të pavend, janë absurde, janë të pavlerë dhe nuk kanë asnjë peshë. Sepse peshë të errët ka dhuna që ‘Vetëvendosja’ po ushtron. Por, kësaj radhe jam i ‘shqetësuar’ për peticionistët. Sepse, sipas tyre, dikush duhet ta ‘lëshojë Kosovën’. Amerika nuk e lëshon sepse pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës e duan Amerikën”, ka thënë Mustafa.

Për fyerjet ndaj ambasadorit amerikan, Greg Delawie, ka reaguar edhe Hashim Thaçi. Ai në një status në “Facebook” ka shkruar se çdo fyerje ndaj ambasadorit amerikan në Kosovës konsiderohet fyerje edhe ndaj popullit dhe Qeverisë së Kosovës.

“Çdo fyerje ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, që përfaqëson popullin amerikan dhe qeverinë e SHBA-ve, populli dhe Qeveria e Kosovës e konsideron fyerje edhe ndaj popullit dhe Qeverisë së Kosovës”, deklaron Thaçi, shkruan Zëri.

/Zëri/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)