28 Prill 2025

Ambasadori bullgar dorëzon letrat kredenciale

Prishtinë, 23 dhjetor -  Presidentja e Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Ajo tha se Republika e Bullgarisë i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në proceset e saj demokratike dhe në rrugën e integrimeve euroatlantike.


Ambasadori i ri i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, zotëri Nedialtcho Dimitrov Dantchev, tha se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën dhe për procesin e integrimit të saj në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)