Ambasadori britanik fton klasën politike që të respektojnë Kushtetutën
Prishtinë, 1 maj - Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, përmes një statusi në facebook ka porositur klasën politike që për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend të respektojnë Kushtetutën e vendit dhe se vendimet që dalin nga Gjykata Kushtetuese të respektohen nga të gjitha palët.
“Në funksion të lëvizjeve të fundit politike, besoj se është po aq e rëndësishme sa kurrë që Kushtetuta, dhe proceset që ajo mbulon, të respektohen nga të gjithë aktorët politikë."
"Kjo përfshin rolin e Gjykatës Kushtetuese i cili duhet të jetë në gjendje të diskutojë në mënyrë të pavarur, pa frikë ose favor, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet shtetërore kosovare. Vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë”, ka shkruar Abbott.