Ambasadori Bosch përkrahë Donika Kadaj-Bujupi
Istog, 16 shtator - Kandidatja për kryetare të Komunës së Istogut, znj. Donika Kadaj Bujupi ka pritur në një takim ambasadorin e Holandës në Kosovë, Robert Bosch.
Znj. Kadaj ka marrë përkrahjen nga ambasadori holandez për përkrahjen në sfera të ndryshme nga ambasada që ai drejton. Ambasadori Bosch dhe znj. Kadaj Bujupi bënë një vizitë edhe në fabrikën e rrethojave metalike në seri, AB Coating në Dobrushë të Istogut.
I kam premtuar Donikës që do të vizitoj këtë regjion. Si ambasador jam i prirur që të ndihmoi dhe përkrahë gratë, sidomos në politikë.\"
\"Ambasada Holandeze do të jetë e gatshme për të ndihmuar në sfera të ndryshme, avancimin e bizneseve të ndryshme. Jam shumë i nderuar me mikpritjen që më është bërë tha ambasadori Bosch.
Znj. Kadaj-Bujupi shprehi nderin dhe kënaqësinë që priti në takim ambasadorin e një shteti që gjithmonë ka ndihmuar Kosovën në projekte të ndryshme.
Jam e lumtur dhe e nderuar për vizitën që na ka bërë ambasadori Bosch. Mbretëria e Holandës gjithmonë ka qenë e gatshme për të ndihmuar vendin tonë në sfera të ndryshme.\"
\"Është më se e nevojshme që bashkëpunimi si me fabrikën AB Coating të bëhet edhe në sfera të tjera të ekonomisë dhe bizneseve. Unë si pretendente për kryetare të Komunës së Istogut synoi që të bëjë binjakëzimin e fermerëve dhe punëtorëve tonë me ata të Mbretërisë së Holandës ka thënë znj. Kadaj-Bujupi.