Ambasadori amerikan përgëzon deputetët e pozitës
Prishtinë, 17 nëntor - Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përgëzuar deputetët e pozitës të cilët tha se punuan në shërbim të popullit të Kosovës edhe përkundër gazit lotsjellës.
Jam krenar që jam në krah të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të zgjedhur në mënyrë demokratike derisa ata përballen me gazin lotsjellës për ti shërbyer popullit të Kosovës, shprehet ambasadori Delawie në një postim në Twitter.