Ambasadori amerikan në Serbi optimist për dialogun
Në Forumin e sigurisë që është mbajtur në Beograd ,Kirbi tha se duke punuar si diplomatë në shumë vende të Bashkimit evropian ka konkluduar se anëtarësimi në atë organizatë ofron shumë lehtësira vendeve anëtare dhe ka shprehur bindjen se atë ndihmë një ditë do të fitoj edhe Serbia.
Kirbi ka shprehur kënaqësi që në regjion ekziston përkushtimi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe ka porositur se kjo është diç që SHBA fuqishëm mbështesin.
Ambasadori amerikan ka vlerësuar se rruga për anëtarësim në Bashkimin evropian është e vështirë,meqë ajo organizatë po ndryshon,por theksoi se kjo është përpjekje që duhet bërë.