Ambasadorët Sunjog dhe Barishiq do të vizitojnë Janjevën
Prishtinë, 14 qershor - Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Sunjog së bashku me ambasadoren e Kroacisë, Danjella Barishiq do të vizitojnë Janjevën ku do të takohen me përfaqësuesit e komuniteteve lokale
Ministrin e Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Ulrika Riqardson dhe Përfaqësuesja Rezidente e UNDP-së Maria Suokko do t’i bashkëngjiten kësaj vizite.
Ambasadorët do të shënojnë projekte të financuara nga BE-ja për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe fetare dhe për të promovuar turizmin, duke përfshirë një projekt 2 milion euro për ruajtjen dhe rigjenerimin e qendrës historike të Janjevës, si shtesë e fondit 1.4 milion euro të ndarë nga Qeveria, me Zyren e UNDP-së në Kosovë si partnere në implementim.
Një vizitë e kësaj trashëgimie kulturore do të organizohet me udhërrëfyes përmes një aplikacioni të financuar nga BE-ja Janjevo Walks smartphone App ku do të vizitohen 21 monumente.