16 Janar 2025

Ambasadorët kërkojnë fuqizimin e luftës kundër korrupsionit

Prishtinë, 5 dhjetor - Në kuadër të hapjes zyrtare të Javës kundër korrupsionit në Kosovë, Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, së bashku me përfaqësuesit e UNDP-së u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës, në veçanti sistemit të drejtësisë në vend, që të fuqizojnë luftën kundër korrupsionit.

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, tha se për herë të parë mburret me një organizim të tillë nga Organizatat Joqeveritare në Kosovë, por shtoi se duhet të ngritët llogaridhënia brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorët të jenë më të përgjegjshëm.

“Prezenca e të gjitha organizatave e shteteve të Quintit tregon rëndësinë se sa është për të luftuar korrupsionin. Këtë javë për herë të parë mburrem me mobilizimin e OJQ-ve të cilat e kanë kryer një kolezion kundër korrupsionit.\"

\"Ne këtu jemi për të ndihmuar si shtete të Qunitit por rëndësia e për luftimin e  korrupsionit mbetet tek qytetarët e Kosovës. Ambasada jonë bashkë me MD-në dhe gjithë sektorin e sistemit të drejtësisë për ti ngritur llogaridhënien brenda sistemit që gjyqtarët dhe prokurorët të jenë më përgjegjës ndaj luftës kundër korrupsionit”, tha ai.

Sipas tij, sondazhet tregojnë se qytetarët e Kosovës nuk kanë besim në drejtësinë e gjyqësorit.

\"Ambasada që përfaqëson po punon ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë dhe me institucionet e tjera për të hartuar një ligj me të cilin do të forcohen kapacitetet e Zyrës së Prokurorit Disiplinor, si një komponentë thelbësore për të rikthyer besimin në sistemin e drejtësisë dhe për të ndihmuar gjyqtarët dhe prokurorët që të veprojnë me përgjegjësi”, ka theksuar ambasadori Delawie .

Përfaqësuesit e misioneve diplomatike në Kosovë thanë se janë të vetëdijshëm për praninë e korrupsionit në Kosovë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, tha se korrupsioni është një kancer për Kosovën dhe se po minon të ardhmen e këtij vendi.

\"Korrupsioni në shtet  dhe shoqëri, kjo është e qartë një gjë që e dëmton të ardhmen e Kosovës dhe jam thellësisht i bindur që me votat dhe zërat e qytetarëve mund të luftohet. Mos e pranoni, kurrë në çfarëdo niveli sepse do të ju minoj të gjithë shtetin.\"

“Mos të pretendojë askush që bashkësia ndërkombëtare nuk është e interesuar që të luftojë korrupsionin. Prania e ambasadorëve këtu është një shenjë e qartë që ne jemi të interesuar dhe jemi të shqetësuar për nivelin e korrupsionit, por që duhet më shumë angazhim, më shumë energji dhe guxim të zyrtarëve, të qytetarëve, të shoqërisë civile, të medias për të kërkuar një ndryshim në shoqëri”, tha ai.

Ambasadori britanik tha se “është i bindur se Kosova mund t’i bëjë këto ndryshime”.

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, tha se ambasadat në Kosovë kanë për qëllim që të investojnë dhe shtoi se një gjë e tillë mund të bëhet me luftimin e korrupsionit në vend.

“Fokusi jonë i ambasadës është tek tërheqja e investimeve për këtë arsye lufta kundër korrupsionit është me rendësi. Mundësitë e krijimit të biznesit për kompanitë private është shumë e rëndësishme derisa edhe prokurimi publik ofron mundësi që të ka keq[përdorime për zyrtarët publik, pra prokurimi publik konsiderohet si një fushë shumë e ndjeshme ndaj korrupsionit për atë arsye është me rendësi e të adresohet si problem derisa edhe keqpërdorimi i fuqisë për tu korruptuar është parqet një rrezik dhe kjo dëmton drejtpërdrejtë shërbimet zyrtare tek qytetarët dhe dëmton paranë publike në përgjithësi. Në përgjithësi korrupsioni ndikon tek mungesa e ofrimit të shërbimeve gjyqësore tek qytetarët dhe në përgjithësi krijon mungesë të besimit si rezultat dhe mungesë të efikasitetit. Këtu është fokusi kryesor pra i ambasadës gjermane\", ka theksuar Viets.

Ajo tha se “Qeveria duhet të ofrojë shërbime sa më të mira, me një sistem efikas dhe transparent ndaj publikut”.

\"Çka do të bëhet prokurimi publik, duhet të konsiderohet me prioritet. Qeveria duhet të ofroj shërbime sa më të mira. Pra duhet të ketë sisteme të cilat janë efikase dhe transparente ndaj publikut për këtë të gjithë qytetarët të jenë të informuar se çka po ndodh sa i përket ofrimit të shërbimeve publike”, tha ajo.Sipas saj “korrupsioni ndikon tek mungesa e ofrimit të shërbimeve gjyqësore tek qytetarët dhe në përgjithësi krijon mungesë të besimit si rezultat dhe mungesë të efikasitetit”.

Ndërsa, ambasadorja e Unionit Evropian, Nataliya Apostolova, tha se duhet të ketë transparencë të institucioneve në mënyrë që të luftohet ky proces.

“Transparenca është proces i rëndësishëm në sistemin e demokracisë. Bashkimi Evropian së bashku me parlamentin kanë implementuar politika të mira për të luftuar dukurinë e korrupsionit dhe që të vihen në pah transparenca pasi që Transparenca dhe integriteti janë gjërat kryesore të sistemit demokratik në Kosovë. Respektoni votën e qytetarëve dhe atë që ata vendosin”, tha ajo.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)