Ambasadorët hapin Javën e Anti-Korrupsionit në Kosovë
Prishtinë, 4 dhjetor - Ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Francës, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, si dhe një përfaqësuese e Institutit GAP, do të mbajnë fjalime në hapjen e Javës së Anti-Korrupsionit në Kosovë.
Ky është viti i dytë që Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë financon një koalicion të OJQ-ve të Kosovës në organizimin e një sërë aktivitetesh të Javës Anti-Korrupsion.