22 Janar 2025

Ambasadorët e lodhtë të Kosovës

Prishtinë, 7 dhjetor - Nuk mjafton të kesh karrierë të pasur profesionale apo të jesh njohës i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare për ta përfaqësuar Kosovën në cilësinë e ambasadorit në qendrat vendimmarrëse ndërkombëtare.

Preferenca politike është “viza” për t’u emëruar ambasador i Kosovës, i shtetit më të ri në Evropë, dhe kjo ka bërë që imazhi i një ambasadori, nga një njeri me karrierë profesionale që do duhej të ishte, të degradojë në një ambasador “kukull”.

Përndryshe, vlerësohet se shumë pak ambasadorë me punën e tyre kanë arritur t’ia përmirësojmë imazhin e Kosovës në botë, duke demonstruar kështu që shteti ynë është i denjë për të zënë vendin e merituar në mesin e kombeve të lira të botës.

/Zëri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)