Ambasada Gjermane hap librin e ngushellimeve për Westerwelle
Prishtinë, 21 mars - Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Minsitrit të Punëve të Jashtme Guido Westerwelle, hapet libri i ngushëllimeve në Ambasadën Gjermane
Më 18 mars 2016, në moshën 54 vjeçare në Hamburg, është ndarë nga jeta ish- Minsitri i Punëve të Jashtme Guido Westerwelle.
Westerwelle u lind në vitin 1961 në Bad Honnef. Në vitin 1980 u antarësua në Partinë e Lirë Demokratike (FDP). Gjatë viteve 1994 deri 2001 mbajti funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë dhe më pas deri në vitin 2011 ishte kryetar i saj.
Guido Westerwelle ishte nga viti 1996 deri në 2013 deputetë në parlamentin gjerman (Bundestag). Nga viti 2009 deri në 2013 ishte Ministër Federal i Punëve të Jashtme dhe si i tillë deri në maj të vitit 2011 zëvëndës kancelar i Kancelares Federale.
Dr. Guido Westerwelle ishte për një Gjermani liberale dhe të hapur ndaj botës. Në përpjekjet e tij për një Gjermani dhe Evropë paqësore dhe civile ishte një patriot i vërtetë. Ai kishte qëndrim dhe u ka mbetur besnik në vazhdimësi parimeve të tij thelbësore u shpreh Ministri i Jashtëm Frank Walter Steinmeier me rastin e vdekjes së Westerwelles.
Nga sot, 21 mars 2016 nga ora 14-17:00 dhe më datë 22 mars 2016, nga ora 10 deri 17:00, në Ambasadën Gjermane në Prishtinë do të hapet libri i ngushëllimeve, në të cilin mund të nënshkruhen të gjithë të interesuarit.