Ambasada Gjermane dhe Ambasada Zvicerane japin donacione dy shoqatave kosovare
Prishtinë, 26 janar - Zëvendësambasadori Gjerman, Matthias Kiesler, dhe Ambasadorja Zvicerane, Krystyna Marty Lang, iu dorëzuan organizatave të zgjedhura donacionet e mbledhura me rastin e Panairit të Kërshëndellave.
Donacionet në vlerë prej 2070,50 Euro për secilën, iu janë dorëzuar organizatave joqeveritare, Autizmi dhe Duart Plot Mëshirë.
Panairi i Kërshëndellave është mbajtur më 5 dhjetor 2014 në oborrin e Ambasadës Gjermane bashkërisht me Ambasadën Zvicerane.