Ambasada gjermane: Bëni debat paqësorë, demokratik dhe konstruktiv
Prishtinë, 31 gusht - Ambasada gjermane në Prishtinë, përmes një postimi në faqen e saj në facebook ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që nesër të jenë të matur në seancën për demarkacionin.
Duke marrë parasysh ngjarjet e fundit dhe seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ne bëjmë thirrje për një debat paqësor, demokratik dhe konstruktiv, shkruan ambasada e Gjermanisë, në vendin tonë.
Të gjitha pikëpamjet politike kanë të drejtë të dëgjohen dhe protestat paqësore janë e drejtë e cdo qytetari në demokraci, thuhet më tej në shkrimin e ambasadës gjermane.
Sidoqoftë, kërcënimet apo përdorimi i dhunës për ti frikësuar kundërshtarët politikë dhe për të influencuar debatet është diçka e papranueshme. Ne i inkurajojmë të gjitha palët të kenë parasysh të gjeturat e fundit të Komisionit Internacional të ftuar nga Presidentja Jahjaga në Mars të këtij viti i cili erdhi në përfundim se procesi I shënjimit të vijës kufitare ishte konform normave internacionale, përfundon mesazhi I Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.