Ambasada e Sllovenisë nis dhënien e vizave
Prishtinë, 30 mars - Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë ka nisur dhënien e vizave dhe të kryejë punë të tjera konsullare, ka konfirmuar Ministria e Jashtme sllovene.
Konsullata në Prishtinë do të punojë katër ditë në javë, nga e hënë deri të ënjtën, nga katër orë.
Pritet që ambasada të hapë edhe faqen e saj të internetit në të cilën, përveç informacioneve, do të jenë në dispozicion edhe formularët gratis për të gjitha dokumentet në kompetencë të konsullatës.
Ambasada sllovene është hapur në muajin shkurt të vitit të kaluar, ndërsa çështjet konsullare për qytetarët e Kosovës deri më tash i ka kryer ambasada sllovene në Shkup.