Ambasada e SHBA-ve, uron veriorët
Prishtinë, 13 janar - Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron të gjithë kryetarët dhe deputetët e posazgjedhur komunal të cilët u përuruan zyrtarisht brenda një muaji.
Këto seanca inauguruese shënojnë suksesin e procesit zgjedhor në Kosovë dhe tregojnë gatishmërinë e udhëheqësve komunale të zgjedhur në mënyrë demokratike që të jenë në shërbim të komuniteteve të tyre, në përputhje me ligjet e Kosovës dhe kornizës institucionale të Kosovës.
\"Jemi duke vëzhguar procesin në Mitrovicën Veriore dhe presim që në fund qytetarët e atjeshëm do të kenë një kryetarë të përzgjedhur në mënyrë demokratike dhe i cili do të inaugurahet në mënyrë që është në përputhje me ligjin e Kosovës dhe interesat afatgjatë të qytetarëve të rëndomt, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
\"Inaugurimi i këtyre udhëheqësve lokal shënon një hap të rëndësishëm për Kosovën dhe implementimin e marrëveshjes së 19 prillit. Sikurse edhe më parë, Shtetet e Bashkuara falënderojnë BE-në për udhëheqjen e saj të vazhdueshme për të punuar me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë në normalizimin marrëdhënieve, të tyre. Ambasada do të vazhdojë të mbështes këtë proces dhe ti ndihmojë udhëheqësit e zgjedhur komunal në përmirësimin jetës së qytetarëve brenda komunitetit ku ata jetojnë\".