Ambasada e SHBA-ve uron Kosovën për MSA
Prishtinë, 27 tetor - Ambasada e SHBA në Prishtinë ka uruar Qeverinë e Kosovës për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) sot në Strasburg.
Pasi që të miratohet nga Kuvendi dhe të zbatohet MSA-ja do të ofrojë përfitime të prekshme për popullin e Kosovës. Ajo përfaqëson një përparim të vërtetë në integrimin në institucionet evropiane dhe transatlantike:, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA -venë Prishtinë.