Ambasada e SHBA-ve uron institucionet e reja të Kosovës
Prishtinë, 23 shkurt - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka uruar zgjedhjen e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës duke shprehur gatishmerinë se SHBA-te gjithmonë do te qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar qeverinë e re si mik dhe partner.
"Ne i urojmë Kosovës dhe të gjithë atyre që janë zgjedhur për ta udhëhequr kombin përmbylljen e suksesshme të këtij procesi epik të zgjedhjeve", thuhet në deklaraten e ambasades.
Tani sipas SHBA-së është koha që qeveria e re tia fillojë punës së qeverisjes sepse Kosova përballet me sfida të shumta dhe me një agjendë të mbushur plot.
"Në këtë drejtim, përqëndrimi i Kryeministrit Thaçi në një agjendë substanciale e cila përshkruan një vizion për të ardhmen e Kosovës është jashtëzakonisht i mirëseardhur."
Thirrja e Kryetarit Pacolli për zgjedhje të drejtë për drejtë të Kryetarit të Kosovës sipas SHBA-se pasqyron një të kuptuar që është i përbashkët për të gjitha forcat politike në Kosovë, dhe një punë e hershme për këtë reformë do të jetë poashtu shumë e mirëseardhur.
"Si gjithmonë, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar qeverinë e re si mik dhe partner."