17 Maj 2024

Ambasada e SHBA-ve ndryshon procesin e aplikimit për viza

Prishtinë 30 nëntor -  Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka bërë të ditur për ndryshime në procesin e aplikimit për viza joemigruese dhe për procesin e caktimit të terminit.

Duke filluar nga 3 dhjetori 2012, aplikuesit nuk do të duhet të blejnë më PIN numrin si pjesë e procesit të aplikimit.

Mirëpo, aplikuesit ende do të duhet të paguajnë për aplikimin për vizë (e njohur edhe si taksë për vizë që lexohet përmes aparatit ose MRV - Machine Readable Visa - taksa), mirëpo ne tani ofrojmë mundësi më të përshtatshme për pagesën e taksës për vizë.

Duke filluar nga 3 dhjetori 2012, Ambasada e SHBA-ve do të ofrojë shërbime për informata rreth vizave, për caktime të termineve, dhe për pagesën për vizë si vijon:

- Informata të tërësishme për viza, MRV (pagesa për aplikim për vizë) dhe caktimi i terminit janë në dispozicion përmes këtyre tri metodave:

· Aplikimi përmes Internetit në web faqen e re: http://usvisa-info.com

· Aplikimi përmes numrit të telefonit (+389) 2 317 1042 në Maqedoni ose (703) 439-2346 në Shtetet e Bashkuara.

· Alpikimi përmes programit Skype në usvisamacedonia

- Pagesa MRV (pagesa për aplikim për vizë) mund të bëhet përmes internetit ose përmes telefonit, me kartelë MasterCard ose Visa, apo personalisht në cilëndo degë të Raiffeisen Bank në Euro. Aplikuesit të cilët duan që të paguajnë në bankë me Euro duhet së pari të regjistrohen në web faqen http://usvisa-info.com në mënyrë që të mund të shtypin konfirmimin për pagesë.

- Nga aplikuesit ende kërkohet që të shkojnë në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup (Maqedoni) për intervistë dhe për të marrë vizat e tyre të aprovuara. Lartësia e pagesës për aplikim për viza mbetet e njëjtë. 

Shërbimi telefonik për informata në lidhje me viza do të jetë i hapur me orar të zgjatur pune prej orës 07:00h deri 21:00 sipas kohës lokale, nga e hëna deri të premten. Pas 60 ditëve do të vazhdohet me orar të regullt pune.  

Ju lutemi keni parasysh para se të caktohet termini për vizë duhet të plotësoni formularinë për aplikim për vizë në internet dhe të bëni pagesën e duhur për aplikim për vizë.

\"Ne dëshirojmë të sigurojmë që këto ndryshime mos t’i pengojnë aplikuesit të cilët janë duke kaluar momentalisht nëpër proces. Nëse tashmë e keni paguar taksën MRV para 3 dhjetorit 2012 por nuk keni caktuar ende terminin ju lutemi që të dërgoni e-mail në: [email protected].\" 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)