Ambasada e SHBA-ve bën thirrje udhëheqësve politik ta formojnë qeverinë e re
Prishtinë, 26 dhjetor - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka njoftuar së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, të gjithë Nënkryetarët dhe të gjithë Deputetët.
Ambasada e SHBA-ve u ka bërë thirrje udhëheqësve politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do ti përmbushë mandatin e votuesve.
"I nxisim udhëheqësit politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do ti përmbushë mandatin e votuesve."
"Ne mezi presim që të bashkëpunojmë me qeverinë e re në çështjet urgjente që kanë të bëjnë me paqen, drejtësinë dhe mirëqenien", ka deklaruar ambasada e SHBA-ve.