20 Janar 2025

Ambasada e SHBA-së: Votojeni Gjykatën Speciale

Prishtinë, 22 prill  -  Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë është inkurajuar nga vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës, i cili ka të bëjë me Projektligjin për ratifikimin e Shkëmbimit të Letrave në mes presidentes Jahjaga dhe baroneshës Ashton.

Me këtë rast, Ambasada Amerikane i ka bërë apel Kuvendit të Kosovës që të votojë në favor të krijimit të Gjykatës Speciale për krime lufte.

“Ne tash apelojmë anëtarët e Kuvendit të Kosovës që ta mbajnë këtë momentum, duke miratuar krijimin e një gjykate të Kosovës për t’u marrë me pohimet serioze nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2010. Bota është duke shikuar për të parë a është Kosova e përkushtuar për një proces juridik që me paanshmëri mund t’i zgjidhë këto pohime përfundimisht\", thuhet në komunikatën e ambasadës.

Për të ecur përpara, sipas SHBA-së, Kosova duhet të merret me këto pohime.

\"Dështimi për ta krijuar këtë gjykatë do t’i detyrojë trupat tjera ndërkombëtare që të merren me këto pohime. Kjo do t’i bëjë dëm të pamatshëm imazhit të Kosovës dhe aspiratave të saja euroatlantike. Anëtarët e Kuvendit do t’i shërbejnë më së miri interesave të Kosovës, duke qenë të përkushtuar për një proces kredibil juridik, i cili është i pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare”, është thënë në deklaratën e lëshuar për medie nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Sipas kësaj komunikate, Ambasada Amerikane ka vlerësuar se Gjykata Speciale është një çështje e ndjeshme për Kosovën.

“Sidoqoftë, ky është një hetim që përqendrohet në individët dhe nuk është gjykim kundër përpjekjeve kolektive të Kosovës për çlirim. Krijimi i kësaj gjykate është opsioni më i mirë për mbylljen e këtij kapitulli të historisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të qëndrojnë pranë Kosovës, derisa ajo vazhdon të ecë përpara me këtë detyrë thelbësore”, është thënë në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)