Ambasada e SHBA-së përshëndet vendimin e KQZ për fletëvotimet
Prishtinë, 2 shtator - Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka përshëndetur vendimin e sotëm të KQZ-së lidhur me heqjen e stemës së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Përshëndesim vendimin e sotëm të KQZ-së, lidhur me procesin zgjedhor, e cila paraqet një hap të rëndësishëm përpara. Qasja e KQZ-së shërben si bazament për zgjedhje gjithëpërfshirëse të cilat reflektojnë pjesëmarrjen e komuniteteve të cilat jetojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Përkrahja e udhëheqjes politike të Kosovës ilustron mirëkuptimin që ata ndajnë, që zgjedhjet janë një mundësi historike për të unifikuar të gjitha komunitetet të cilat jetojnë në Kosovë. Inkurajojmë udhëheqësit Kosovarë të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që zgjedhjet përmbushin standardet ndërkombëtare dhe janë gjithëpërfshirëse për të gjitha komunitetet, thuhet në kumtesën e Amasadës së SHBA-së dërguar mediave.