Ambasada e SHBA-së dënon sulmin ndaj Nazlie Bales
Prishtinë, 28 mars - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dënon ndërhyrjet, kërcënimet dhe dhunën ndaj qytetarëve dhe gazetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për shprehje të lirë dhe ndaj atyre që së voni debatuan amandamentet e propozuara në Kuvendin e Kosovës.
Debati i hapur dhe publik sipas ambasadës së SHBA-ve është pjesë përbërëse e një demokracie stabile që mbron të drejtat e gjithë qytetarëve pa marrë parasysh gjininë, besimin, orientimin seksual, apo etnicitetin.\"
\"Çdo shtet ka për obligim të identifikojë mbështetje të përshtatshme për ata që kanë vuajtur si rezultat i luftës, përfshirë mbijetuesit e përdhunimit. Debati i hapur dhe i drejtë në Kuvend dhe shoqëri është për Kosovën rruga demokratike e përcaktimit të mënyrës më të mirë për ti shërbyer qytetarëve të saj.\"
\"Ne mirëpresim deklaratat e zyrtarëve nga Qeveria e Kosovës që dënuan sulmin kundër Znj. Nazlie Bala dhe i përsërisim thirrjet e tyre për një hetim të menjëhershëm dhe ndjekje të autorëve të sulmit, thuhet me tej në deklaraten e ambasades se SHBA-së.