16 Janar 2025

Ambasada e SHBA-së dënon fuqishëm këdo që tenton të ndikojë në zgjedhje

Prishtinë, 31 maj -  Meqë periudha për fushatë hapet sot, Ambasada amerikane në Prishtinë në një deklaratë për media rithekson thirrjet drejt të gjithë kandidatëve politik që të përkushtohen për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta.

\"Në këto zgjedhje, ne do ti ndihmojmë Kosovës në përmbushjen e standardeve evropiane duke vendosur ekipe vëzhguese anekënd vendit në ditën e votimit\", thekson ambasada amerikane.

Fatkeqësisht, tanimë ka pasur deklarime kredibile lidhur me frikësimet që ndërlidhen me zgjedhje.

Kandidatët politik, gazetarët dhe familjet e tyre gjithashtu janë kërcënuar nëpër pjesë të ndyshme të Kosovës.

\"Dënojmë fuqishëm këdo që tenton të ndikojë procesin zgjedhor apo përzgjidhjen e votuesit nëpërmjet këtyre mekanizmave.\"

\"Presim që të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe ata që aspirojnë të jenë udhëheqësit e ardhshëm të Kosovës të ngrisin zërin fuqishëm kundër sjelljeve të tilla. Ne përkrahim të gjitha përpjekjet e Task Forcës Zgjedhore dhe të Policisë së Kosovës në hetimin e cfarëdo raporti të tillë\", ka thënë ambasada amerikane.

Në deklaratë me tutje theksohet se qytetarët meritojnë një proces të hapur dhe transparent zgjedhor ku të gjithë kandidatët kanë të drejt të dëgjohen nga votuesit, ku përfaqësuesit e mediave pa dhunë ose kërcënime kanë të drejtë të shpërndajnë informacione lidhur me zgjedhjet, dhe të gjithë votuesit kanë të drejtë të vendosin vet pa pas ndonjë presion nga jasht.

Ambasada shpreson që kandidatët do ti përmbahen këtyre standardeve përgjatë gjithë periudhës së fushatës dhe votuesit do ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votojnë dhe të zgjedhin me vëmendje ata kandidatë të cilët më së miri do ti përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit i cili synon të vazhdojë drejt rrugës së integrimeve Euro-Atlantike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)