Ambasada e Francës uron Presidenten Jahjaga
Prishtinë, 8 prill - Ambasada e Francës me rastin e zgjedhjes së Zonjës Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës i ka derguar telegram urimi.
"Ambasada e Francës në Kosovë uron znj. Atifete Jahjaga, për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Kosovës. Zgjedhja e një femre të njohur për kualitetet e saj kontibuon në favor të imazhit demokratik të Kosovës dhe dëshmon barazinë gjinore."
Zonja Jahjaga sipas ambasadres franceze do t'a përfaqësojë, në mënyrën më të mirë të mundshme, një shtet i cili aspiron anëtarësimin në familjen Evropiane.
Ambasada e Francës përshëndet autorët e marrëveshjes që mundësoi zgjedhjen e Zonjës Jahjaga.
Ky kompromis në të gjithë përbërësit e tij siguron stabilitetin e Kosovës dhe parashikon të ketë procese demokratike, serioze dhe transparente./.