Ambasada e Francës kremton festën kombëtare franceze

Prishtinë, 14 korrik - Me rastin e kremtimit të Festës kombëtare franceze ambasadorja e Francës në Kosovë, znj Marie-Christine Butel, do të organizojë pritje për personalitetet e Kosovës dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si dhe për komunitetin francez që jeton në Kosovë.
Kjo ngjarje e mbështetur nga shumë sponsorë, do t'u mundësojë të ftuarve të takohen në një atmosferë të ngrohtë dhe festive për të përkujtuar datën simbolike të 14 korrikut.
14 Korriku, historia e një Feste kombëtare
Festa kombëtare franceze është e lidhur me dy ngjarje emblematike në historinë e Francës: kryengritjen popullore dhe pushtimin e Bastiljës më 14 korrik 1789, pikënisje e Revolucionit Francez; dhe Festa e Federatës së 14 korrikut 1790, duke festuar në Paris unitetin kombëtar dhe përvjetorin e parë të marrjes së Bastiljes.
14 korrik, çdo vit kremtohet në mënyrë madhështore, me paradën e saj ushtarake në Champs-Elysées me ballo dhe fishekzjarre kudo në Francë.