Ambasada e Francës dekoron Valbona Berishën dhe rektorin Marjan Dema
Prishtinë, 29 tetor - Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadorja, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj.Valbona Berisha dhe Rektorin e Universitetit të Prishtinës zotin Marjan Dema me Urdhrin e Palmave Akademike.
Përmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Kamberi dhe z. Dema, gjatë gjithë karrierës së tyre profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë.