16 Janar 2025

Ambasada e amerikane thirrje Kuvendit ta ratifikojë Demarkacionin

Prishtinë, 8 maj - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bën thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

\"Ne mbesim plotësisht të bindur - pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës - se vija e shënimit të kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte\", thekson Ambasada e SHBA-ve.

SHBA vlerëson se ka ardhur koha t’iu jepen fund argumenteve dhe mospajtimeve që vetëm po e lëndojnë Kosovën, dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës jashtë vendit dhe pengojnë mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm.  

Kjo marrëveshje paraqet shënim të mirë, të saktë dhe të drejtë të kufirit ndërmjet dy vendeve fqinje shumë miqësore.\"

\"E nxisim qeverinë që menjëherë ta dërgojë sërish instrumentin e ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët ta ratifikojnë atë pa asnjë vonesë.\"

\"Ka ardhur koha t’i jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës ashtu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështjet tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës\", thuhet me tutje në kumtesën e ambasadës së SHBA-ve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)