18 Janar 2025

Ambasada Britanike dhe Këshilli Britanik përzgjedhin përfituesit e "KSTalksEU"

Prishtinë, 15 nëntor - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në partneritet me Ambasadën Britanike në Kosovë dhe Këshillin Britanik, në kuadër të projektit KSTalksEU, ka përzgjedhur dymbëdhjetë përfitues në raundin e dytë të aplikimeve në Fondin Kosovar për Avokim për vitin 2013. Në këtë raund morën pjesë gjithsej 24 aplikues.

Në mesin e përfituesve janë Jetmir Idrizi, fotograf, me projektin e filmit dokumentar me fotografin spanjoll, Pep Bonet. Gentian Rizaj, në kuadër të projektit “Y Serious”, do të sjellë në Kosovë gazetaren nga Maroku, Zara Kadiri, dhe DJ-in marokien, Yassine.

Yllka Hysaj, studente, do të organizojë një debat rreth Kosovës në Universitetin e Madridit. Meliza Haradinaj, nga Instituti i Kosovës për Diplomaci, planifikon forumin e diplomatëve të rinj në Madrid, Spanjë.

Vjosa Shala pranë Shoqatës së Fluturimit me Parashutë do të marrë pjesë në një garë të Fluturimit me Parashutë në Sevilla të Spanjës.

Ajete Beqiraj nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” do të marrë pjesë në një fushatë lobuese të shkrimtarëve për Kosovën në Bukuresht të Rumanisë. Nehat Çitaku nga Federata e Pingpongut e Kosovës do të sjellë në Kosovë ekspertë të pingpongut nga Rumania.

Arlinda Berisha nga Kolegji Universum do të vizitojë universitete sllovake në Bratislavë. Alban Nimani nga “New Media Artist” do të marrë pjesë në “Live Performers Meeting” në Kejp Taun të Afrikës së Jugut, ku do të ketë performanca audiovizuele, punëtori dhe diskutime në panele, vitrina të produkteve të prezantuara nga qindra personalitete mediesh, artistësh vizuelë, dhe intelektualë.

Jakov Sedlar do të sjellë në Kosovë filmin “Hebrenjtë dhe Kosova”. Arben Zharku do të sjellë në Festivalin Skena Up në Kosovë artistë nga shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ndërsa Sokol Loshi do të sjellë ngjarjen “TedxPrishtinaWomen” në Kosovë.
 
Projekti KSTalks EU synon rritjen e interaksionit në diplomaci publike, kulturore dhe parlamentare të institucioneve aktivistëve dhe shoqërisë civile kosovare me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, me përqendrim parësor në pesë vendet e Bashkimit Evropian.

Ky projekt tashmë ka mundësuar shkëmbimin e mbi 150 diplomatëve, gazetarëve, aktivistëve dhe deputetëve nga Kosova dhe 5 shtetet e BE-së në dy vitet e fundit, ndërsa këtë vit ka dërguar një delegacion të shoqërisë civile kosovare në Greqi, Rumani dhe Sllovaki, ka sjell deputetë nga këto vende në Kosovë, ndërsa priten edhe vizita të tjera në këto shtete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)