18 Janar 2025

Ambasada amerikane përgëzon votuesit kosovarë

Prishtinë, 4 nëntor - Ambasada amerikane përgëzon të gjithë votuesit kosovarë që votuan të dielën për të ndihmuar në krijimin e së ardhmes së vendit të tyre.

"Jemi të inkurajuar nga raportet preliminare, të cilat tregojnë pjesëmarrje më të lartë se sa në zgjedhjet paraprake komunale. Shumë qytetarë raportuan parregullsi tek autoritetet kosovare, me ç’rast treguan besim ndaj institucioneve kosovare të sundimit të ligjit, si dhe përkushtimin e sinqertë për zgjedhje transparente dhe të besueshme" theksohet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Ambasada dënon veprimet e dhunës dhe frikësimit që njollosën zgjedhjet e djeshme komunale në Mitrovicën e Veriut dhe presim hetim të plotë për t’u siguruar që drejtësia vihet në vend.

"Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje të qeta e të sigurta, të cilat duhet të jenë pa dhunë dhe frikësim. Bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i tolerojë përpjekjet për ta prishur procesin demokratik dhe për t’i penguar qytetarët të përzgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të rregullt."

Ambasada përgëzon institucionet publike të Kosovës që iu përmbajtën zotimit të tyre për proces transparent, të sigurt e të besueshëm me pjesëmarrje të lartë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit punuan shumë për të krijuar kushte për votim të suksesshëm, me parregullsi minimale.

Vëzhguesit e partive politike dhe iniciativave qytetare gjithashtu ndikuan që procesi të zhvillohet në përputhje me rregullat e zgjedhjeve.

"Ftojmë të gjitha institucionet e përfshira të vazhdojnë me përpjekjet e tyre edhe në raundin e dytë të votimeve dhe të vazhdojnë të këmbëngulin në organizim të zgjedhjeve pa manipulime."

"Gjithashtu i faleminderojmë partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë edhe OSBE-në, për punën e tyre të palodhshme për të garantuar që zëri i votuesve anekënd Kosovës të dëgjohet në ditën e zgjedhjeve" thuhet me tej në ketë deklaratë. 

Si një demokraci e re, Kosova meriton zgjedhje të cilat pasqyrojnë vullnetin e vërtetë të qytetarëve dhe presim me padurim  raportin fillestar vlerësues të Misionit Vëzhgues të Bashkimit Europian. Edhepse, mbetet ende edhe shumë punë, këto zgjedhje kanë vënë themelet që liderët politik ta kryejnë një reformë të mirëfilltë zgjedhore.

Ata gjithashtu treguan që Kosova është në gjendje të organizojë zgjedhjet e ardhshme në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me aspiratat e saj evropiane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)