15 Janar 2025

Ambasada Amerikane e interesuar për funksionimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Prishtinë, 12 Shtator - Sot, Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Greg Delawie.

Gjatë këtij takimi, z Tahiri falënderoi Ambasadorin Delaëie për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e SHBA-së në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimit institucional të kësaj fushe.

Ministri Tahiri shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së SHBA-së drejt përmbushjes së objektivave gjithëpërfshirëse ligjore dhe institucionale.

Ambasadori, Greg Delawie, e uroi Ministrin Tahiri për detyrën e re dhe njëherit shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe në të ardhmen në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe në forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Ambasadori Delawie  dhe Ministri Tahiri, ndanë bashkërisht konceptet dhe objektivat që duhet të zënë vend, në mënyrë që sistemi i drejtësisë të funksionoj mirëfilli sipas mandatit kushtetues dhe ligjor, e që paraqet një nga objektivat themelore të këtij mandati qeverisës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)