Amasadorja Kapitanović i dorëzoi Jahjagës letrat kredenciale.
Prishtinë, 20 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, zonjën Marija Kapitanović, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetaret e Republikës së Kroacisë i kanë ofruar qytetareve dhe institucioneve Kosovës, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.
Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve midis dy vendeve, në çdo fushë me interes dypalësh, me theks në atë ekonomike.
Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, zonja Marija Kapitanović shprehu gatishmërinë e qeverisë kroate për të vazhduar mbështetjen e fuqishme për Kosovën, sidomos në procesin e konsolidimit dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe në proceset drejt integrimit në Bashkimin Evropian.