21 Janar 2025

Alternativa për mbikëqyrjen e Qeverisë

Prishtinë, 26 gusht - Të gjitha vendimet e Qeverisë në detyrë do t’i rishikojë po qe se ngjitet në pushtet Blloku Lidhja Demokratike e Kosovës - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma për Kosovën.

Kosova nuk ka Kuvend funksional nga maji i këtij viti, ndërkaq Qeveria vazhdon që ta kryejë veprimtarinë. Në Qeverinë e Kosovës thonë se ata e dinë pozicionin e tyre dhe se janë të kujdesshëm, ndërkaq ekspertët shprehen se, ani pse vendi nuk ka legjislativ, janë institucionet e tjera që e mbikëqyrin Qeverinë.Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria në detyrë ka marrë vendime që janë vështirë të realizueshme

“Kjo është Qeveri në shkuarje dhe të gjitha politikat dhe programet që i ka pasur realisht më nuk janë valide”, ka thënë ai./koha ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)