Alternativa: PAN të zhbllokojë formimin e institucioneve
Prishtinë, 3 gusht - Subjekti politik Alterntiva, pjesë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka dalë me një komunikatë për shtyp në lidhje me seancën konstituive të Kuvendit ku i bën thirrje koalicionit PAN të zhbllokojë formimin e institucioneve.
"Dështimi për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës është goditje ndaj integritetit institucional të shtetit tonë nga ana e koalicionit PAN", thuhet në komunikatën e Alterantivës. Për më tepër, sipas Alternativës, sot u tregua që PAN nuk e ka shumicën e deklaruar parlamentare për themelim të institucioneve.
"E thërrasim koalicioni PAN që mos të mbaj peng dhe të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit, por që sa më parë të propozojnë kandidat konsensual për kryetar të Kuvendit që do ta kishte mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës", thuhet në komunikatë.