Alma Lama divorcohet me Vetëvendosjen
Prishtinë, 25 qershor - Deputetja, Alma Lama, ka shfaqur haptazi mospajtime rreth koncepteve të Vetëvendosjes, duke e lënë hapur mundësinë e largimit.
Ajo kritikon ashpër partinë e saj duke thënë se ka devijuar rrugën sidomos me daljen haptazi pro shamive dhe mësimit mbi fe nëpër shkolla.
Kurti, i cili promovon idenë e bashkimit kombëtar hezitoi të thoshte një fjalë të vetme kundër atyre që përmes meje, si një shqiptare e lindur në Krujë, atakuan një pjesë të kombit tonë, e që është ajo që jeton në Shqipëri.\"
\"Në Kosovë u përçmua edhe figura e Skenderbeut; pak kohë më parë është fyer edhe humanistja e botës, Nënë Tereza, nesër kushedi kush do të atakohet, sepse qëllimi është të na rrënohet identiteti kombëtar, ka thënë Lama në një intervistë për Zërin, duke i bërë të ditur dallimet konceptuale me kreun e VV-së, Albin Kurti.
Ajo tha se nuk e ka ndërmend të ndryshojë konceptet e saj thjesht për të siguruar një bashkëjetesë politike.
/Zëri/